Video takim I Zëvendëskryeministrit Dimitrov me MPJ Çek Petricek

vull
Zëvendëskryetari I Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov sot realizoi  video takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës  Çeke, Tomash Ptricek.
Zëvendëskryeministrit Dimitrov ju faleminderua në emër të Qeverisë për pozitat principiele të Republikës  Çeke dhe mbështetja e përgjithshme për fillimin e negociatave aderuese të Maqedonisë së Veriut në BE.
Republika Çeke praktikisht po mbron integritetin e procesit të pranimit në BE. Pavarësisht nga vendimet e Këshillit, Maqedonia Veriore vazhdon në rrugën e afrimit me BE dhe në periudhën e ardhshme bashkëpunimi dypalësh në drejtim të ekspertizës dhe ndihmës teknike do të forcohet, kryesisht në fushën e menaxhimit ekonomik, politikës sociale, bujqësisë dhe shfrytëzimi i fondeve evropiane, përfshirë përmes TAIEX dhe Twining përforcimin e kapaciteteve institucionale  theksoi Dimitrov.
 
Ministri Petriekek riafirmoi angazhimin e Republikës Çeke në procesin e integrimit evropian, duke rikonfirmuar qëndrimin e tyre që konferenca e parë ndërqeveritare midis Maqedonisë Veriore dhe BE të zhvillohet sa më shpejt të jetë e mundur.
Në takim u diskutua edhe bashkëpunimi bilateral dhe mundësia për avansimin e saj
“Donacioni dhe mbështetja nga Republika e Çekisë është e rëndësisë së veçantë për Maqedoninë e Veriut, në veçanti në këtë periudhë kur ballafaqohemi me pasojat e pandemisë, dhe krahas kësaj është e mirëseardhur edhe mbështetja partnerike në zotimet tona ta sjellim BE-në brenda”, theksoi Dimitov.
“Çekia është e përgatitur ta ofrojë përvojën dhe ekspertizën e saj të çështjeve të domenit të bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore” – theksoi MPJ Çek
Next Post

Carovska: E përafrojmë arsimin e mesëm profesional për nevojat e kompanive ku dhe së bashku krijojmë drejtime

Vazhdojnë konsultimet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës me kompanitë, Odat Ekonomike dhe Vetëqeverisjet Lokale për nevojën e hapjesë së drejtimeve dhe paraleleve në arsimin e mesëm profesional në të gjithë vendin , nga viti i ardhshëm shkollor. Sot në Veles, ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska kishte takim […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: