Vijojnë dorëheqjet e funksionarëve të RDK-së

vull

Gazmend Ristemi nga Gostivari jep dorëheqje nga posti i Zëvendës Drejtorit të Agjencisë për Rini dhe Sport

Kryetari i RDK-së, Vesel Memedi ka paralajmëruar dorëheqjen e tij dhe të gjithë funksionarëve të partisë që ai drejton, nga pozitat të cilat i ushtrojnë në kuadër të Qeverisë. pas deponimit të dorëheqjes nga ana e Vesel Memedit, pas tij është dorëhequr edhe Gazmend Ristemi nga pozita e Zëvendës Drejtorit të Agjencisë për Rini dhe Sport.

” Të nderuar qytetar të R. Maqedonisë së Veriut, unë Gazmend Ristemi sot deponova dorëheqjen time të parevokueshme si zv.drejtor i Agjencionit për Rini dhe Sport. Këtë vendim e mora në konsultime me kryesinë e partisë së RDK dhe së bashku u dakorduam që të deponojmë dorëheqjet tona si funksionerë të po kësaj partie. Andaj përzemësisht ju faleminderoj për përkrahjen tuaj në 2 vite qeveri. Ne vazhdojmë edhe më të fortë sepse interesi i kombit është mbi gjithçka. Krenar me strukturën partiake të RDK-së ” – shkruan Gazmend Ristemi, tanimë ish zv. drejtor i Agjensië për Rini dhe Sport.

Largimi nga koalicioni qeveritar i Vesel Memedit dhe partisë së tij erdhi pas propozimeve të Kryeministrit Zoran Zaev për rikonstruim të Kabinetit Qeveritar, ku njëri prej të larguarve ishte pikërisht Suhejl Fazliu i RDK-së, i cili drejtonte Minsitrinë e Pushteti Lokal.

Next Post

Grubi – Selës: Një herë pate rastin të tregosh trimni, ike dhe i la shokët mbrapa

Ja fjalimi i plotë i Grubit: Nga viti 2002 e gjer ne zgjedhjet e fundit presidenciale kete vit, BDI i ka fituar te gjitha ciklet zgjedhore. Ne te gjitha keto cikle zgjedhore, kemi qendruar krenar dhe te pakerrysur para votuesve tane dhe para qytetareve duke realizuar premtimet. Rrjedhimisht, qytetaret na […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: