Visar Ganiu dhe Mehmet Prishtina nga ambientet e SH.F. “Hasan Prishtina” uruan nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor

vull

Nga ambientet e vatrës së çmuar të diturisë që mban emrin e rilindasit dhe veprimtarit të shquar të kombit tonë Hasan Prishtina, kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu dhe Mehmet Prishtina – pinjolli i Hasan Prishtinës përcollën urimet e sinqerta për fillimin e vitit të ri shkollor.

Ata me kënaqësi pranuan dhe mirënjohjet për kontributin në zhvillimin e kësaj shkolle nga drejtoresha Lulieta Shabani Qerimi.

Gjatë fjalimit të tij, kreu i Çairit mes tjerash u shpreh:

“Nëse dikur sigurimi i të drejtës për arsimim ishte sfidë përcaktuese për mbijetesën e kombeve, sot një mision me peshë po të njejtë është edhe puna që bashkë institucionet vendore duhet ta bëjmë për të ngritur cilësinë e procesit arsimor, në mënyrë që nxënësit tanë të pajisen me dije bashkëkohore dhe të jenë konkurrentë të denjë me bashkëmoshatarët e vet kudo në botë. Komuna e Çairit mbetet e përkushtuar për të përmirësuar kushtet që premtojnë mbarëvajtje solide të procesit arsimor. Komuna e Çairit mbetet e përkushtuar për të përmirësuar ato kushte që premtojnë mbarëvajtje solide të procesit arsimor. Jemi të vetëdijshëm se na pret ende shumë punë por tepër të motivuar kur shohim entuziazmin e fëmijëve tanë në rrugën e dijes. Po punojmë në më shumë shkolla, projekt pas projekti dhe nuk do të ndalemi. Jam i bindur që bashkë do t’ia dalim të ruajmë të pashuar dritën e diturisë që na e lanë amanet të parët tanë.”

Me këtë rast, Komuna e Çairit i dhuroi shkollës një komplet librash për të pasuruar fondin e bibliotekës së saj si masë që në vazhdimësi e aplikojmë.

Next Post

Lolo godet me të parën, publikon klipin 'Garro'

Loriant Beqiraj është i lindur në Gjermani, ai jeton në Ludëigshafen por me prejardhje nga Vrella komunë e Istogut derisa njihet me emrin e artit si Lolo. Në moshën 13 vjeçe ai ka parë me shumë inspirim vëllaun e tij se si ka eksperimentuar me instrumentale të rrymën hip hop […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: