Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Visar Ganiu: Pritje tek anëtari i Presidencës së BeH, Shefik Xhaferoviq-në Komunën e Çairit do të vendoset Memoriali për viktimat e Srebrenicës

1 min read
Kisha nderin dhe kënaqësinë, që ditën e sotme bashkë me deputetin e BDI-së Izet Mexhitin dhe anëtarin e Kryesisë qendrore të BDI-së dhe ish-kryetar i Ligës së Boshnjakëve dhe dy mandate deputet, Rafet Muminoviqin, të jemi mysafir të anëtarit të Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Z. Shefik Xhaferoviq.
Nikoqirit me këtë rast ia prezantuam projektin për Memorialin kushtuar viktimave të gjenocidit të Srebrenicës dhe i cili do të vendoset në territorin e Komunës së Çairit. Z. Xhaferoviq, njëkohësisht i bëmë ftesë për pjesëmarrje të delegacionit nga Bosnja e Hercegovina me rastin e zbulimit të këtij Memoriali.
Ai nga ana e tij u falënderua që përmes këtij Memoriali do t’i jepet një kontribut i rëndësishëm ruajtjes së kujtimit për viktimat e gjenocidit në Srebrenicë.
Me këtë rast edhe e falënderova anëtarin e Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Z.Shefik Xhaferoviq për mikpritjen e sinqertë, por edhe për gatishmërinë për të qenë në vijë të njëjtë sa i përket bashkëpunimit edhe në të ardhmen.