Vjollcë Berisha edhe zyrtarisht e merr detyrën U.D.Kryetare e Asamblesë së Gruas pranë Aleancës për Shqiptarët

vull
Sot në selinë e Aleancës për Shqiptarët, në Tetovë, prof.Vjollcë Berisha ka marrë detyrën U.D Kryetare e Asamblesë së Gruas pran Aleancës për Shqiptarët.
Vjollcë Berisha, në një takim bashkë me Kryesinë aktuale të Asamblesë së Gruas, në prezencë të Kryetarit të Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela dhe Sekretarit Gjeneral Arben Taravari, kanë diskutuar për hapat e mëtejmë të Asamblesë.
Kryetarja Berisha, fillimisht ka falenderuar Kryetarin dhe Kryesinë e Aleancës për besimin e dhënë, duke shprehur mirënjohje për gadishmërinë dhe përkushtimin e Kryesisë së Asamblesë për të punuar në avancimin e femrës shqiptare në jetën politike në vend.
Gjithashtu, gjatë takimit është diskutuar edhe organizimi strukturor i Asamblesë dhe përgaditjet për organizimin e Kongresit për Asamblenë, në një të ardhme të afërt.
Kryetari Sela, ka përshëndetur takimin dhe ka uruar Prof. Berisha për guximin dhe gadishmërinë e saj për të kontribuar në rrugën e ndryshimit të madh, që tani më ka filluar dhe shumë shpejtë do të bëhet realitet.
Sela ka thënë se kontributi dhe roli i gruas në organizimin e jetës politike në vendin tonë, e sidomos tek shoqëria shqiptare, ka një peshë dhe rol shumë të rëndësishëm, por dhe vendimtar në aspekt të avansimit të vlerave tona si shoqëri.
Next Post

VRASJA E YLFETE HUMOLLIT DHE KTHIMI I SAJ NË IKONË - VIKTIME TË PËRMASAVE BOTËRORE

Vrasja e nxënëses Ylfete Humolli në afërsi të Podujevës më 2 shkurt 1990 si dhe masakrat tjera të ngjashme anembanë Kosovës nga policia jugosllave, shqetësuan opinionin botëror. Asokohe, gazetat kryesore amerikane dhe perëndimore në përgjithësi sillnin lajme trishtuese për vrasje me paramendim që kryheshin sy botës. Me vrasjen e Ylfete […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: