Vjosa Osmani dhe Albin Kurrti në 13 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, homazhe te presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova dhe memoriali Adem Jashari në Prekaz

vull
13 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, kryetari i VETËVENDOSJE!-s, njëherazi kryeministri në ardhje, Albin Kurti, dhe presidentja, Vjosa Osmani, e filluan me homazhe në Prishtinë, pranë varrit të ish-presidentit, Ibrahim Rugova, dhe pranë varrit të veprimtarit, Adem Demaçi, për të vazhduar më pas te memoriali Heroinat në qendër, dhe memoriali Adem Jashari në Prekaz.
Në një prononcim për media në Prekaz, kryeministri në ardhje, Albin Kurti, tha se ky është vendi i kushtrimit për çlirim që na e dëshmon çmimin e lartë të lirisë.
“Prekazi heroik është vendi i kushtrimit për çlirim dhe vendi që na e përkujton sesa i lartë është çmimi i lirisë dhe se sa të privilegjuar jemi ne që jetojmë dhe festojmë 13 vjetorin e pavarësisë, që i ka rrënjët në gjakun e dëshmorëve dhe martirëve të kombit tonë. Tre brezat e familjes Jashari luftuan dhe u sakrifikuan, gjysma e tyre burra e gjysma gra dhe fëmijë, dhe duke u rikthyer këtu ne e bëjmë më të fuqishëm shtetndërtimin demokratik, zhvillimin socio-ekonomik dhe drejtësinë institucionale. Sepse, i tillë është edhe amaneti i dëshmorëve dhe dëshirat e popullit tonë. Lavdi familjes Jashari, kryekomandantit Adem Jashari, bacës Shaban, Hamzës, të gjithë martirëve e dëshmorëve të kombit tonë”, tha Kurti.
Bashkë me Kurtin e Osmanin, ishin edhe Saranda Bogujevci, Arbërie Nagavci, Arben Vitia, Faton Peci, Shenaj Shala, Albana Xharra, Hysni Mehani. Me Bekim Jasharin u takuam te memoriali në Prekaz, kurse me ambasadorët e QUINT-it dhe atë të BE-së, te memoriali Heroinat në Prishtinë.
Next Post

Ali Ahmeti uron Pavarësinë e Kosovës: Kthim pas nuk kishte, ja vdekje, ja liri (Video)

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka uruar Pavarësinë e Kosovës, duke kujtuar meritat e të gjithë pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në akademinë solemne që u organizua për 17 Shkurtin, Ahmeti ka vlerësuar, se Pavarësia e Kosovës është paguar shtrenjtë me gjakun e rinisë dhe dijetarëve […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: