Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

VMRO-DPMNE: Askush nga ne nuk do të përdorë emrin e ri kushtetues

1 min read

Stefan Andonovski nga VMRO-DPMNE, në paraqitjen e tij të mbrëmshme në Click Plus tha se asnjëri prej tyre nuk do të përdorë emrin e ri kushtetues të vendit.

“Me Marrëveshjen e Prespës, Zoran Zaev arriti të imponojë një emër të ri në Republikën e Maqedonisë. Ky është realiteti i dhimbshëm për qytetarët maqedonasë… Ju jeni ata që e sollët këtë realitet të ashpër në Maqedoni, por askush nga ne nuk do ta përdorë këtë shtojcë, ky është fakt”, tha Andonovski.

Nga ana tjetër Andrej Zhernovski nga LSDM theksoi se nuk e ka pritur këtë rezultat nga zgjedhjet lokale. Zhernovski theksoi se ky rezultat ka anën pozitive, pasi sipas tij tani ndahet përgjegjësia, duke marrë parasysh se VMRO-DPMNE-ja ka shumicën e komunave.

“Nuk e kam pritur këtë rezultat, kuptohet tani mbetet tek ne të analizojmë se ku janë gabimet tona”, tha mes tjerash Zhernovski.