Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

VMRO-DPMNE: Mickoski dhe Ahmeti diskutuan për votëbesimin e Qeverisë

1 min read

VMRO-DPMNE reagon se informacionet që kanë dalë nga BDI për atë që është biseduar në takimin e Ali Ahmetit dhe Hristijan Mickoskit nuk janë të sakta dhe se liderët kanë diskutuar vetëm për çështjen e votëbesimit të Qeverisë.

Sipas partisë opozitare, takimi është mbajtur me kërkesë të Ahmetit dhe ka zgjatur rreth gjysmë ore.

“Temë e bisedës ishte çështja e votëbesimit për Qeverinë e LSDM-BDI, për të cilën në Kuvend janë dorëzuar 61 nënshkrime. thonë nga VMRO-DPMNE.

Më herët, BDI-ja tha për “Sloboden Pecat” se të dy liderët kanë pasur një takim informativ për të dëgjuar qëndrimet e Mickoskit për Marrëveshjen e Prespës, emrin e ri të vendit dhe kontestin me Bullgarinë.

“Z. Ahmeti sot ka pasur një takim me z. Sa i përket Marrëveshjes së Prespës, nëse e pranon apo jo emrin e ri të vendit, pyetja tjetër është se cili është vizioni i zotit Mickoski për problemin me Bullgarinë, i cili është vendimtar për hapjen e negociatave me BE-në. “Këto janë pikat që hapin mundësi për bashkëpunim apo jo me zotin Mickoski, nëse VMRO-DPMNE i fiton zgjedhjet parlamentare në të ardhmen,”thuhet në komunikatën e BDI-së të transmetuar nga “Sloboden Pecat””.