VMRO-DPMNE: Ruskoska dhe PP e kanë komprometuar plotësisht hetimin për “Zhvatja”

vull

Katër muaj pasi që është paraqitur rasti me zhvatjen milionëshe, PP të vetmen gjë që e bën është që ta bind opinionin se Boki 13 ka qenë aq i fuqishëm që vet e ka involvuar Katica Janevën dhe ka zhvatur biznesmenë.

 

Kështu qëndron në kumtesën  e sotme me shkrim të partisë opozitare VMRO-DPMNE, ku theksohet se për katër muaj nga denoncimi i rastit “Zhvatja”, prokurorja Villma Ruskovska e tërheq opinionin për hunde, duke lënë mundësi të fshihen të gjitha gjurmët ndaj politikanëve dhe oktapodit zhvatës.

 

Sipas VMRO-PMNE-së, për katër muaj Prokuroria nuk ka lëvizur nga “pika e vdekur” në hetime.

 

“Villma Ruskovska katër muaj bën plan si ta amnistojë Zoran Zaevin, i cili është përmendur nga ana e viktimës në këtë rast, si njeri që i ka dhënë urdhëruar kryerësit Boki 13 dhe Zoki Kiçeec”, qëndron në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

 

Theksojnë se përfundimi i drejtë për këtë rast, nuk është i mundur me Zaevin në pushtet.

Next Post

Lëvizja BESA: Denoncimi i prindit të djalit të plagosur në Tetovë, skandal i ri për Prokurorinë e Tetovës dhe MPB-në

Lëvizja BESA me shqetësim të thellë ka ndjekur gjithë situatën e krijuar gjatë një ahengu familjar në Tetovë, ku dyshohet se deputeti i BDI-së ka gjuajtur dhe ka plagosur një person. Deklarimi i deputetit të BDI-së duke thënë se ai nuk është përfshirë, del të jetë një e pa vërtetë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: