VMRO: Qytetarët e Maqedonisë paguajnë derivatet me çmime si në Gjermani

vull

Me rritjen e çmimeve të derivateve të naftës, partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, ka lëshuar një komunikatë për media.

Në reagimin e tyre thuhet se qytetarët e Maqedonisë së Veriut po paguajnë çmimin e derivateve më shtrenjtë së në Gjermani por me pagat e Maqedonisë.

“Për dy ditë, për shkak të Kovaçevskit, derivatet u rritën për 12 denarë, duke e mbushur buxhetin në kurrizin e popullit. Vetëm dy ditë më parë litri i naftës ka kushtuar 86 denarë, ndërsa tani është 97,5 denarë, litri benzinë ​​para dy ditësh është shitur me çmim prej 97 denarë, ndërsa tani shitet për 109 denarë. Kjo është një rritje prej 12 denarë për dy ditë. Kjo rritje prej vetëm 10% vjen si pasojë e rritjes së çmimit të naftës në bursat botërore, ndërsa 90% i detyrohet akcizës së lartë të qeverisë, e cila u rrit disa herë nga viti 2017 e deri më sot. Tash qytetarët tanë furnizohen me karburant si në Gjermani, por me rroga të Maqedonisë. Pas uljeve të paralajmëruara të taksave për karburantet, çmimet në Gjermani do të jenë më të ulëta se ato në Maqedoni. Shumë herë në të kaluarën kur çmimi i naftës në bursat botërore ishte rreth 140 dollarë për fuçi, çmimi i një litri karburant në Maqedoni ishte rreth 75 denarë, por atëherë LSDM nuk ishte në pushtet, dhe ngritja e akcizës së karburanteve nuk ishte një mënyrë për të mbushur buxhetin. Tani LSDM e ka gjunjëzuar ekonominë. Buxheti nuk ka se si të mbushet dhe populli po goditet. LSDM nuk di si ta përballojë krizën. Zgjedhje të parakohshme parlamentare duhen sa më parë. Qeveria e re e VMRO-DPMNE-së do ta nxjerrë vendin nga kriza”, thuhet në komunikatën e partisë.

Next Post

Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti zgjidhet rektor i UEJL -së në mandatin e dytë

Sot (2 qershor 2022), në mbledhjen e 47, me votim të fshehtë, Bordi i Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), ia dha besimin sërish Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexhetit, që në tre vitet e ardhshme ta drejtojë Universitetin. Rektori u zgjodh me një shumicë të numrit të përgjithshëm të votave të […]

Subscribe US Now