Nga sonte në mesnatë derivatet me vendim të KRE ku kryetar është Bislimoski janë rritur për 1,5 denarë.
Çmimi i naftës me pakicë është 87,5 denarë, ndërsa benzina 85,5 denarë. Çmimet e karburantit tani janë mbi 70% më të shtrenjta se një vit e gjysmë më parë.
Çmimi i lartë i derivateve nuk vjen vetëm nga rritja e çmimit në bursat botërore, por edhe nga akciza që qeveria e LSDM-së dhe BDI-së e rriti për 13,13 denarë nga viti 2017 deri më sot.
Po të mos ishte rritja e akcizës nga LSDM dhe BDI, sot dizeli do të shitej maksimumi 74,5 denarë, ndërsa benzina 72,5 denarë. Por LSDM-ja dhe BDI-ja vendosën të rrisin akcizën për të pasur më shumë për tenderët e turbullt dhe shpenzimet e zyrtarëve.
Dhe ndërsa njerëzit paguajnë më shumë, qeveria po luksoze, si Bislimoski në Adriatik.
Me respekt,
Qendra për Komunikim VMRO-DPMNE
You must be logged in to post a comment.