Xhaferi: Së bashku dhe të unifikuar ta tejkalojmë krizën e pandemisë dhe të gjitha sfidat e tjera

vull
0 0
Read Time:1 Minute, 6 Second

Bashkimi festiv i familjeve, ndarja e fjalëve të bukura dhe mendimeve fisnike, solidarizimi me më pak të lumturit, qofshin ata të afërm apo të largët, të njohur apo të panjohur, le të ju përmbushen me paqen dhe qetësinë magjike që e japin festat, shkroi në urimin me rastin e Krishtlindjes kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, në emrin e tij personal dhe në të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Përhapja e mendimeve pozitive, besimi, respekti i ndërsjelltë dhe mirëkuptimi, humanizmi, sakrifikimi dhe uniteti, thotë Xhaferi, janë obligim për secilin prej nesh.

“Ky vit ishte veçanërisht i vështirë dhe pikëllues për vendin tonë, për qytetarët tanë dhe unë shpresoj se kurrë më nuk do gjendemi para sfidave të atilla si vend, si qytetarë dhe si qenie njerëzore dhe apeloj te të gjithë Ju të nderuar, të jemi akoma më të përgjegjshëm ndaj vetes, ndaj të gjithëve përreth nesh dhe ndaj shtetit, bashkë dhe të unifikuar ti tejkalojmë edhe krizën pandemike edhe të gjitha sfidat tjera që na dalin si pengesë në rrugë.

Drejtoj dëshira të sinqerta për shëndet të mirë dhe shërim të të gjithëve që u prekën nga virusi KOVID-19, dëshira për paqe familjare dhe shpirtërore, për mirëqenie, përparim personal dhe kolektiv në çdo fushë të jetës shoqërore. Gëzuar festa!”, shkroi Xhaferi në urimin drejtuar besimtarëve ortodoksë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Next Post

BDI: BDI: Skandaloze, Taravari citon Hitlerin, të kërkojë falje dhe të fshijë postimin menjëherë

E pabesueshme, por fatkeqësisht e vërtetë. Kryetari i komunës së Gostivarit dhe Sekretar i Përgjithshëm i Aleancës për shqiptarët, Arben Taravari, sjell Adolf Hitlerin në politikën e Maqedonisë së Veriut nëpërmjet një metafore të papranueshme, skandaloze, të tmerrshme dhe të pakuptimitë e të pa provokuar të shkruar në faqen e […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: