Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Zaev dhe Ahmeti kanë mbërritur për bisedime në Kuvend

1 min read

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, pasdite ka thirrur kryeministrin Zoran Zaev për ta njoftuar personalisht për iniciativën e dorëzuar për votëbesimin e Qeverisë dhe hapat e mëtutjeshëm procedural, transmeton TV 24.

Në të njëjtën kohë, sipas MKD.mk , në Kuvend së bashku me Zaev ka ardhur edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. 

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, menjëherë pas dorëzimit të iniciativës, ka caktuar seancën parlamentare për të enjten në ora 11:00 për të diskutuar kërkesën e nënshkruar nga 61 deputetë. Sipas Rregullores së Kuvendit, debati për besimin e Qeverisë duhet të përfundojë të njëjtën ditë, jo më vonë se mesnata me votim për largim të Qeverisë.