Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Zaev dhe Bytyqi në Konfederatën e Biznesit: Qeveria është gjithmonë partner konstruktiv për bashkëpunim kur bëhet fjalë për zgjidhje inovative në punën ekonomike-financiare

2 min read

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, bashkë me zëvendëskryetarin e Qeverisë i ngarkuar për çështje ekonomike, koordinim të resorëve ekonomik dhe investime, Fatmir Bytyqi, pranuan delegacionin e Konfederatës së Biznesit të Maqedonisë, të udhëhequr nga kryetari ekzekutiv, Mile Boshkov.

Përfaqësuesit e Konfederatës së Biznesit në takim prezantuan model për zgjidhjen ndërmjet kompanive, gjegjësisht për zgjidhje më efikase të çështjes së borxhit të brendshëm mes subjekteve të biznesit, i cili, duke harmonizuar sistemin mes institucioneve financiare përgjegjëse për këto çështje, mund të marrë pjesë në zvogëlimin e borxhit publik të brendshëm.

Kryeministri Zaev dhe zëvendëskryeministri Bytyqi e përshëndetën këtë iniciativë të Konfederatës së Biznesit dhe theksuan se propozimet që vijnë drejtpërdrejt nga komuniteti i biznesit janë gjithmonë të mirëseardhura, veçanërisht kur bëhet fjalë për përmirësimin e punës financiare të kompanive.

Kryetari i Qeverisë Zoran Zaev theksoi se propozimet për përmirësimin e punës financiare, siç është propozimi për rregullimin më efikas të marrëdhënieve kreditore-debitore mes kompanive dhe mes tyre dhe sektorit publik, gjithashtu nënkupton rritjen e bazës së tatimeve, të ardhurat e reja që marrin pjesë në PBB-në e vendit, si dhe uljen e evazionit fiskal dhe se komuniteti i biznesit në Qeveri gjithmonë ka një partner konstruktiv për bashkëpunim kur bëhet fjalë për zgjidhje inovative në operacionet ekonomike dhe financiare.