Zaev dhe Eskobar: Partneriteti mes SHBA-ve dhe Maqedonisë së Veriut dhe anëtarësimi i vendit në BE janë shumë të rëndësishme për Shkupin dhe Uashingtonin

vull
0 0
Read Time:1 Minute, 23 Second

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sot e priti zëvendësndihmësin e sekretarit shtetëror të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për çështje evropiane dhe euroaziatike dhe përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor, Garbiell Eskobar, i cili është në vizitë të parë pune në vendin tonë.

Kryeministri Zaev në takim e njoftoi mysafirin me gjendjen politike aktuale në vend gjatë së cilës është siguruar vazhdimësi stabile e përcaktimeve strategjike politike për mbështetjen e proceseve për pjesëmarrje aktive të Maqedonisë së Veriut në NATO, për përshpejtimin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE, për ballafaqimin me pandeminë, për rritje ekonomike dhe veçanërisht për çështjen aktuale për përgjigje kompetente dhe efikase të krizës energjetike.

Zëvendësndihmësi i sekretarit shtetëror të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për çështje evropiane dhe euroaziatike dhe përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor, Garbiell Eskobar, i cili në takim ishte i shoqëruar nga ambasadorja Kejt Mari Bërnz, theksoi se vizita e tij në vend ka për qëllim të theksojë mbështetjen e SHBA-ve, pikërisht për këto çështje, si dhe për qasjen partnere që Republika e Maqedonisë së Veriut e tregon me pranimin e qytetarëve nga Afganistani dhe për rolin aktiv për intensifikim thelbësor të bashkëpunimit rajonal përmes nismës “Ballkani i Hapur”.

Në takim u theksua mbështetja e tërësishme e SHBA-ve për gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta për çështje dypalëshe mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë për shkak të faktit që ardhmëria e Maqedonisë së Veriut është në BE si temë jashtëzakonisht e rëndësishme për SHBA-të, së bashku me pjesëmarrjen e përbashkët strategjike në NATO dhe me partneritetin dypalësh mes dy vendeve që është në zhvillim të vazhdueshëm.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Next Post

Grubi – Predan: Slovenia të përfundon kryesimin e BE-së me sukses për Maqedoninë e Veriut

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi realizoi sot takim edhe me ambasadorin e Republikës së Sllovenisë, z. Milan Predan. Kontesti me Bullgarinë dhe zgjidhja e tij ishte pjesë e bisedës mes Grubit dhe Predan, duke vënë theks të në përcaktimin sa […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: