Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Zaev: Filipçe ka qenë ministri më i mirë i Shëndetësisë që ka pasur vendi

1 min read

Kryeministri Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp tha se mendon se Venko Filipçe ka qenë ministri më i mirë i Shëndetësisë që ka pasur vendi. Zaev tha se shpreson që Alternativa të vazhdojë punën e Filipçes në resorin e Shëndetësisë.

“Ministri Filipçe në të ardhmen do të bëhet më shok me mua se sa ka qenë, do të kemi më tepër kohë që të jemi shokë, sepse kur punoni, shpesh herë ajo është zyrtare dhe nuk keni kohë që të shoqëroheni. Pse e them këtë, sepse e dini, e keni parë edhe gjatë verës, na kenë kapur në objektivat tuaj me motorë së bashku. Ai është shok i imi, jo vetëm bashkëpunëtorë, njëri prej potencialeve më të mira të këtij vendi”, tha Zaev.

Ndryshe, me Ministrinë e Shëndetësisë pritet të udhëheqë Alternativa, ndërkaq përflitet se në këtë pozitë do të emërohet stomatologu Bekim Sali nga Alternativa.