Zaev: Hyrja e Agjencisë Franceze për Zhvillim në vend është mbështetje shtesë për procesin eurointegrues dhe sinjal i fortë për forcimin e marrëdhënieve bilaterale mes Maqedonisë së Veriut dhe Francës

vull

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev priti në takim delegacionin e Agjencisë Franceze për Zhvillim të udhëhequr nga drejtori rajonal për Ballkanin Perëndimor, Dominik Otberg, i shoqëruar nga ambasadori i Republikës së Francës në vendin tonë, Siril Bomgartner.

Në takim, në të cilin morën pjesë edhe zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për  Çështje Ekonomike, koordinim me resorët ekonomik dhe investimet, Fatmir Bytyqi, Kryeministri Zaev shprehu kënaqësinë e marrëveshjes së nënshkruar  kohë më parë për bashkëpunim me Agjencinë Franceze për Zhvillim dhe theksoi se kjo marrëveshje ka rëndësi të madhe si mbështetje shtesë në arritjen e standardeve evropiane në vendin tonë dhe njëkohësisht paraqet sinjal të fortë për forcimin e marrëdhënieve bilaterale me Maqedonisë së Veriut dhe Francës.

Ambasadori i Republikës së Francës, Siril Bomgartner  me këtë rast përsëriti interesin e theksuar të Francës për rajonin dhe shtoi se mu për këtë nga ky vit është forcuar  prania e Agjencisë Franceze për Zhvillim në Ballkanin Perëndimor dhe veçanërisht në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Drejtori rajonal për Ballkanin Perëndimor të Agjencisë Franceze për Zhvillim, Dominik Otberg  nga ana e tij theksoi se Franca dhe Agjencia  kanë interes të theksuar për të marrë pjesë në më tepër  projekte në Maqedoninë e Veriut, me theks të veçantë në energjetikë, shëndetësinë publike, arsimin, zhvillimin urban, bujqësinë, mjedisin jetësor dhe infrastrukturën e transportit.

Agjencia Franceze për Zhvillim, informoi drejtorin rajonal për Ballkanin Perëndimor, Dominik Otberg, se ka buxhet vjetor prej 14 miliardë eurosh dhe punon në 4.000 projekte në 115 vende në botë.

Next Post

Aleanca për Shqiptarët në një vijë me VMRO-DPMNE që më herët për regjistrimin e popullsisë ja amendamenti që e dëshmon një gjë të tillë (FOTO)

Cështja e regjistrimit ka hyrë tashmë në një fazë dramatike në ndërkohë që po dalin edhe prapaskenat e këtij procesi sa statistikor po aq edhe politik.Në vijë të kësaj TetovaSot përmes një dokumenti të siguruar do tju sjellë edhe një propozim amandament nga ana e partisë më të madhe opozitare […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: