Zaev: Masat për punësim japin rezultate, zvogëlohet papunësia e tërësishme, por edhe papunësia te të rinjtë

vull

Masat operative për punësim, mes të cilave Garancioni rinor  i japin rezultatet e dëshiruara. Zvogëlohet papunësia e tërësishme, e cila tani arrin 19,7 për qind,  si dhe papunësia te të rinjtë e cila prej 48,2 për qind në vitin 2016 është zvogëluar në 45,8 për qind në vitin 2018. Këto të dhëna paraqesin impuls  pothuajse për dy – tre herë të rritet  buxheti për përkrahje të Planit operativ për punësim  këtë vit, vlerësoi sot kryeministri Zoran Zaev pas përfundimit të ngjarjes “Përvoja dhe përfitime nga Garancioni për rini”.

Masat tha,  janë shans  për të gjithë  askush të mos braktiset as të rinjtë, as personat me pengesa  dhe qytetarët më të rrezikuar. Ka apeluar  të gjithë që duan të gjejnë punë,  të rikualifikohen dhe kualifikohen të aplikojnë për këto masa.

Këtë vit Garancion për të rinj do të realizohet në tërë territorin e vendit dhe pritet  me të të përfshihen rreth 9.500 të rinj.

Që masat i japin rezultatet e pritura pajtohet edhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska.

“Maqedonia e Veriut është vendi i vetëm  i cili nuk është në BE,  ndërsa e ka pilotuar dhe implementuar masën  e garancionit rinor. Ajo është masë e cila i lidh të rinjtë me institucionet shtetërore në ndërmjetësim  gjatë punësimit  që në fund të arrijnë të punësohen në sektorin real. Biznesi e njohu idenë e Qeverisë të përgatiten  njerëzit e rinj të cilët do të jenë konkurent në tregun e punës dhe do të punësohen në këtë sektor”, tha Carovska.

Sipas saj, shifrat tregojnë se në vitin 2018 më shumë se 1.800 persona të rinj janë punësuar me Garancion rinor.

“Këtë vit ajo zgjerohet  në tre rajone, që në vitin 2020 të ketë edhe vendim ligjor me të cilën çdo personi të ri do t’i garantohet se pas përfundimit të arsimit do të fitojë mundësi të kualifikohet dhe të fitojë shkathtësi të caktuara  që nuk i ka pasur në procesin arsimor që të mund të punësohet”, tha ministrja.

Me këtë, sipas saj, Qeveria tregon  se kujdeset  që çdo person i ri  të gjejë vend në shoqëri dhe të mbetet në vend, sepse, siç tha,  vetëm ashtu mund të ndërtojmë  ekonomi të fuqishme dhe shtet të fuqishëm.

Ajo dhe kryeministri Zaev janë të qëndrimit se që të mbesin të rinjtë në shtet, ndërsa me atë edhe të rritet nataliteti, duhet të krijohen kushte  që ato të realizohen këtu dhe të marrin paga  të cilat mendojnë se i meritojnë, diçka  në të cilën Qeveria intensivisht punon.

Tendencat e rënies së natalitetit, sipas Carovskës, janë nga koha e pushtetit të kaluar kur shumë njerëz të rinj e kanë braktisur vendin. Ne tani, tha ajo,  vetëm i ndjejmë pasojat.

Kryeministri Zaev, sërish shtoi se trendi i shkuarjes  është zvogëluar, por që ende ekziston.

“Shpresoj se parametrat ekonomik të cilat personalisht mua më bëjnë optimist, do të jenë më të mëdha dhe se qytetarët  me të vërtetë do t’i ndjejnë. Por, që të mbahen përveç asaj nevojitet qeverisje e së drejtës, shëndet i mirë,  arsim cilësor…diçka që për të cilën të gjithë së bashku punojmë”, theksoi kryeministri.

Vetëm ashtu,  potencon ai, qytetarët do të fillojnë të mos e braktisin shtetin, madje pastaj edhe ndoshta disa që kanë shkuar  të kthehen në shtet.

Next Post

Reka në takim me veteranët e UÇK-së

Kandidati i pavarur për president, Blerim Reka sot takoi përfaqësues të të gjitha brigadave të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Në takimmin me veteranët, pjesa dërmuese e së cilëve, siç thuhet në kumtesën e Zyrës për informim të kandidatit presidencial, kanë qenë pjesëmarrës në dy luftërat e fundit në trojet shqiptare, është […]

Subscribe US Now