Zaev me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor: Nga mësimi me prezencë fizike nuk ka opsion më të mirë

vull
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, përmes video-fjalimit uroi fillimin e vitit të ri shkollor 2021-2022.

Në vazhdim të kësaj kumtese ua përcjellim fjalimin e plotë të Kryeministrit Zaev:

“Të nderuar mësimdhënës dhe prind, të nderuar nxënës në arsimin fillor dhe të mesëm, uroj që viti shkollor i ri 2021-2022 të fillojë të zhvillohet në simbolikën e normalitetit të vjetër.
Të gjithë nxënësve të klasës së parë dhe të gjithë prindërve ua uroj fillimin e fazës më të rëndësishme në jetën e tyre kur do t’i hulumtojnë thellësitë e pamatshme të njohurive. E di që kurioziteti i tyre dhe dëshira për hulumtim do t’ju sjell gëzim për çdo njohuri. Ky është investimi i tyre për ardhmëri të bukur dhe të suksesshme.
Padyshim që hapja e shkollave për mësim me prezencë fizike është vendimi më i dëshiruar i të gjithë atyre që dëshirojnë zhvillim të shëndoshë psiko-social të nxënësve.
Të gjithë humbëm shumë vitin e kaluar, duke u përballur me pandeminë që e kaploi tërë botën.
Dua të falënderoj të gjithë mësimdhënësit dhe natyrisht prindërit, të cilët u përballën me sfidat e arsimit online dhe nuk i lanë fëmijët të humbasin mësimin. Tani është koha të plotësojmë të gjithë atë që nuk mund ta zhvillonim me masat restriktive.
Nuk ka opsion më të mirë se mbajtja e mësimit me prezencë fizike, këtë e thonë edhe arsimtarët, nxënësit, organizatat që merren me shëndetit psiko-fizik të fëmijëve. Prandaj u përkushtuam asaj që është më e rëndësishme për kthimin e nxënësve në bankat shkollore.
Qeveria, bashkë me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, i investoi të gjitha përpjekjet në sigurimin e ambienteve të sigurta për nxënësit.
Për t’u parandaluar përhapja e KOVID-19 në shkolla, nevojitet përgjegjësi dhe respekt maksimal për planin dhe protokollet që kemi miratuar nga të gjithë pjesëmarrësit në procesin arsimor, nga nxënësit, mësimdhënësit, prindërit, komunat.

Unë jam i bindur se fëmijët tashmë e dinë se pse i mbajnë maskat dhe pse shoqërohen pak më me largësi nga njëri tjetri.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka zhvilluar plane që e tregojnë gatishmërinë për të vepruar në cilindo skenar të mundshëm që mund të ndodh. Jam i bindur në atë gatishmëri, njëjtë siç e di që të gjithë me vëmendje e ndjekim gjendjen epidemiologjike dhe i përshtatemi asaj.
Është e rëndësishme të jemi të përgjegjshëm edhe jashtë shkollave. Prandaj e stimulojmë vaksinimin, sepse sa më shumë i kemi të mbrojtur më të moshuarit në shtëpi, aq më të lirë i kemi fëmijët në shkollë.
Aq më të mëdha do të jenë buzëqeshjet dhe shoqërimi te fëmijët.
Nëse të gjithë u përmbahemi masave, do ta kalojmë këtë vit shkollor më lirshëm dhe kështu do të kontribuojmë që të jetë i fundit i tillë, pandemik.
Jemi të gjithë bashkë në këtë dhe çdo mbështetje dhe bashkëpunim i prindërve, mësimdhënëse dhe nxënësve është i mirëseardhur.
Të gjithë duhet të jemi solidar dhe të tregojmë mirëkuptim dhe vetëdije.
Të nderuar fëmijë, prindër dhe mësimdhënës, gëzuar dita e parë shkollore!”

Next Post

Çfarë fshihet pas “urrejtjes” që Mustafa Kemal Ataturku kishte ndaj Mbretit të shqiptarëve, Ahmet Zogut?!

Një nga figurat më ikonike në fillim të shekullit të XX-të, Mustafa Kemal Ataturku, mbahet mend si udhëheqësi i cili doli nga hiri i Perandorisë Osmane për të krijuar Turqinë si një republikë sovrane. Si president, kontributet e tij në zhvillimin e një Turqie moderne e laike ishin aq me […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: