Zaev nga Gostivari: Koalicioni artificial Mickoski – Sela do të shpërbëhet të dielën para mesnatës, rrethoni numrin 12 për të vazhduar përparimin.

vull
Ne promovojmë “Një shoqëri për të gjithë”, ato shkaktojnë tensione etnike. Por qytetarët e dinë mirë si të bëjnë diferencën dhe me zbardhjen e ditës u bë e qartë se kush po lufton për të normalizuar vendin tonë dhe kush për ta destabilizuar atë. Së bashku nuk do t’i lejojmë të destabilizojnë!
Ne nuk do të lejojmë as Mickoskin e as Selën. Të dy u bashkuan për shkak të mungesës së përbashkët të ideve dhe për urrejtjen e përbashkët ndaj të tjerëve.
Dhe kjo është arsyeja pse ai koalicion artificial, ajo martesë me interes do të prishet të dielën rreth mesnatës, kur të dy do të shohin që as anëtarët e VMRO-DPMNE-së nuk votuan për Aleancën për Shqiptarët, e as anëtarët e Aleancës nuk votuan për VMRO- DPMNE. Do të jetë kështu dhe në asnjë mënyrë tjetër, sepse “barbarët maqedonas” dhe “Maqedonia e pastër” nuk shkojnë së bashku dhe të gjithë këtu në këtë shesh e dinë këtë, këtë e di çdo qytetar i atdheut tonë.
Tani është koha për të vendosur, zgjidhni më të mirën për ju dhe fëmijët tuaj! Zgjidhni numrin 12 për listën e këshilltarëve të LSDM-së dhe Koalicionit.
Next Post

DIOGUARDI LETER BIDEN-IT: "GREQIA TË NJOHË KOSOVËN E TË ANULOJË LIGJIN E LUFTËS ME SHQIPËRINË TË VITIT 1940"

Sot, Sekretari i Shtetit i SHBA-ve Anthony Blinken është takuar me Ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias për të diskutuar cështje të interesit për të dyja vendet, duke përfshirë edhe gjendjen në Ballkanin Perëndimor. Vetëm tri ditë para këtij takimi, më 11 tetor 2021, ish-Kongresisti Joe DioGuardi, Kryetar i Ligës […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: