Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Zaev nuk do të marrë pjesë në nismën “Ballkani i Hapur” në Beograd

1 min read

Kryeministri Zoran Zaev, i cili dha dorëheqjen mbrëmë, nuk do të shkojë në Beograd më 3 dhe 4 nëntor, siç ishte planifikuar fillimisht, për një takim të nismës Ballkani i Hapur.

“Zoti Zaev nuk do të vijë në Beograd duke pasur parasysh situatën politike”, thonë nga zyra e Zaevit për “Tanjug”.

Ata shtojnë se Maqedonia do të përfaqësohet në takimin në Beograd, ndërsa përfaqësuesi tjetër politik do të emërohet sot ose nesër.

Kryeministrat e Maqedonisë dhe Shqipërisë, Zoran Zaev dhe Edi Rama, fillimisht ishin planifikuar të vizitonin Serbinë më 3 dhe 4 nëntor, për një takim mbi nismën “Ballkani i Hapur”.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, i cili ndodhet në Glasgow për samitin e klimës, u takua sot me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe presidentin maqedonas Stevo Pendarovski.