Zaev: Për Tetovën kemi 5 kandidatë, 3 prej tyre janë shqiptarë

vull

Kryeministri Zoran Zaev njoftoi sot se ka zhvilluar takime me liderët e partive tjera politike dhe se sot do të takohet edhe me kreun e BDI-së për të diskutuar rreth zgjedhjeve të ardhshme lokale. Në ndërkohë i pyetur për koalicion të mundshëm me ndonjë parti tjetër sa i përket qytetit të Tetovës, Zaev me përgjigje se për Tetovën do të garojnë të gjitha partitë politike.

“Në procedurën tonë kemi 5 kandidatë për Tetovën, 3 prej tyre janë shqiptarë të nominuar nga partia. Por megjithatë janë anketat të cilat do të vendosin. Unë do të isha i lumtur sikur të kishte ndonjë kandidat shqiptar favorit për Tetovën”, tha Zaev./ALSAT

Next Post

“Botëkuptimi marksist-leninist” i Rexhep Qosjes dhe disa të vërteta

Nga Kastriot Dervishi Kohët e fundit, Rexhep Qosja, në një “studim” të tij, vlerësoi se një prej terroristëve më të mëdhenj që ka parë Shqipëria, Enver Hoxha, ishte njeri “i shquar” e me kontribute, baras me Skënderbeun. Por, vetë Qosja dikur, pavarësisht se enverist në bindje shihej me dyshim nga regjimi […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: