Zaev: Pres që Sasho Mijallkov të gjendet dhe të dërgohet në paraburgim në përputhje me urdhrin e gjykatës dhe pres hetim dhe do të kërkoj përgjegjësi

vull
“Populli kërkon drejtësi, ndërsa ndodhi edhe një arrati. Njëjtë si i gjithë populli ynë ashtu edhe unë jemi të dëshpëruar nga ajo që akoma nuk është gjendur dhe nuk është arrestuar, gjegjësisht nuk është dërguar në arrest shtëpiak personi Sasho Mijallkov”, theksoi Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në deklaratën për media dhe e shprehu shqetësimin e tij dhe të qytetarëve që ende nuk është gjendur personi për të cilin dje është shqiptuar masa arrest shtëpiak për rastin “Target-Fortesa”.
“Kërkoj menjëherë të veprojnë institucionet dhe të gjejnë Sasho Mijallkovin dhe ta zbatojnë vendimin e gjykatës. Jam i bindur se kjo mund të bëhet. Pres informacione të hollësishme nga institucionet kompetente në kuadër të pushtetit ekzekutiv, që përfshin MPB-në, gjithashtu pres detaje të tërësishme me hetimin për vetë rastin nga gjykata, nga PP dhe nga MPB. Populli ynë pret zbardhjen e këtij rasti dhe natyrisht marrjen e përgjegjësisë nëse vendimi i gjykatës nuk zbatohet”, theksoi Kryeministri Zaev.
Next Post

Mbyllet objekt gastronomik në rrethinën e Tetovës, arrestohet pronari dhe tri shtetase të huaja

Mbrëmë (21.02.2021) rreth orës 00:40 minuta, nëpunës policorë të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria A.A. (30) nga f. Bogovinë, objekti gastronomik i të cilit në f. Zherovjan ka punuar pas orarit të lejuar për punë dhe në të prezent kanë qenë 13 mysafirë dhe gjashtë shtetase të huaja. […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: