Zaev: Vaksinohuni, kështu mund ta fitojmë Covid-19

vull

Kryeministri Zoran Zaev ka njoftuar të dhënat e fundit për procesin e vaksinimit në vend.

Ka shtuar, se këtë e bën që t’i motivojë qytetarët për t’u vaksinuar, pasi siç tha, vetëm në këtë mënyrë do ta fitojmë Covid-19.

“Dua t’i motivoj qytetarët për vaksinimin, pasi besoni, si në botë edhe te ne vetëm nëpërmjet vaksinimit mund të kthehemi në normalitet dhe ta fitojmë këtë pandemi”, thaZaev, transmeton TV21.

Ndërkaq, në pikat e vaksinimit dhe në terren, përfshirë ditën e djeshme, janë vaksinuar gjithsej 624.819 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë pranuar 11.925 qytetarë, kurse dje gjithsej janë vaksinuar 16.955 qytetarë. Në shtet janë aplikuar gjithsej 1.115.988 doza të vaksinës, kurse janë rivaksinuar 491.169 qytetarë.

Next Post

Ktheni Kosovës 8200 hektarë tokë ,të cilën ia dhuruat Malit të Zi, e pastaj kërkoni votën

Ku i humbët regjistrat e peticionit të mijëra ,e mijëra qytetarëve të Kosovës që kërkonin të mos ratifikohej në Parlament, Marrëveshja Kosovë-Mali Zi, për tërheqjen e vijës kufitare, me ç’rast Kosova humbiste 8200 hektarë tokë sipas një grupi ekspertesh të Kosovës, megjithatë, Marrëveshja u ratifikua, pasi që në Parlamet erdhi […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: