Zaevi përsëri demanton Mukin: BDI e ka derën hapur te unë

I “famshmi”Muki që e ngriti BDI-ja nga hiçi dhe që e mbronte pa fund , sa herë del në publikë me deklaratat “bombë” nuk shkon as disa orë më pas ai demantohet nga ata që i ka për zemër , nga LSDM-ja .

Nëse Muki thotë një gjë ,del gjithmonë e kundërta që tregon atë që ose ai nuk ka peshë fare ,ose është i painformuar ose është prej atyre që me deklaratat e tij një ditë më herët e shtypin me sustë për të matur pulsin dhe Muki tretet me prognozat që nuk i dalin dot kurrë.

Si shumë herë tjera edhe dje i përshkuar nga euforia Muki tha se BDI do të jetë në opozitë dhe që do bashkëpunojmë me të gjithë përveç se me BDI -në.

Pas kësaj deklarate të huqur si gjithnjë ai më lartë se Muki,pra Zaevi,ai që është kreu i partisë del dhe thotë tjetër gjë për BDI në sepse Zaev e di se kush është forca e vërtetë shqiptare dhe që në të gjitha kombinatorikat e gjitha rrotullohet rreth BDI -së.Zaev e di se të acarohesh me fituesin e palës shqiptare ,mund t’a humbësh dikë të rëndësishëm që e solli atë këtu ku është -në Qeveri.Zaev për dallim nga Muki e di se duhet të jesh i matur se çfarë do të thotë të prishësh raportet me një parti që do ta lusësh pas 12 Prillit,por këtë nuk e di Muki ,ky demantues i përhershëm që ka ngatërruar politikën me hakmarrjen personale ndaj dikujt që qëndron më lartë se ai .

Prandaj për dallim nga Muki,lideri i LSDM-së tha se BDI e ka derën hapur te unë.

Next Post

Zaev i bie pishman: Gabuam me dygjuhësinë në tabela, do heqim gjuhën shqipe

Është thyer tabela e dygjuhësisë në Qendrën ndërkomunale për Punë Sociale në Prilep. Pasi Zoran Zaev mbrëmë në duelin televiziv me liderin opozitar Hristijan Mickovski deklaroi se është bërë gabim para vënies së tabelave dy gjuhësore në Komunat ku nuk ka përfaqësim të duhur të përqindjes së popullatës shqiptare,sot në […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: