Zëdhënësi Hoxha: Me flamur europian do të dërgohet Propozim-Ligji për shtetësi  në Kuvend

vull

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 87-të miratoi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për shtetësi njoftoi zëdhënsi qeveritarë Muamet Hoxha gjatë pyetjes së gazetarëve në konferencën e rregullt për shtyp.

“Ju informojmë se përpunimi teknik nga ana e disa institucioneve që janë kompetente është duke u zhvilluar, pas përfundimit të procedurës, Propozim-ligji do të dorëzohet në Kuvendin e RMV-së me flamur europian. Presim që kjo të ndodhë së shpejti dhe Ligji të hyjë në procedurë parlamentare,” potencoi Hoxha.

Sipas zëdhënësit të Qeverisë së RMV-së, Hoxha në propozim-ndryshimin e Ligjit  janë inkorporuar dispozitat nga rregullorja së BE-së dhe për këtë  arsye Qeveria do t’a dorëzojë në  Kuvend me flamur europian.

Me anë të këtij ligji do të mundësohet rirregullimi i disa çështjeve të cilat në implementimin e deritanishëm të Ligjit  për nënshtetësi u imponuan si reale, për të cilat shteti duhet të gjejë zgjidhje ligjore, për të cilat në regjistrimin e ardhshëm si operacion statistikor  më masiv, më i madh dhe më i shtrenjtë i statistikës zyrtare, sipas njësive të cilat përfshihen, në mënyrë reale do të shfaqet numri i popullsisë, amvisërive dhe banesave në shtet.

 

 

Next Post

10 milion denarë për rikonstruimin e Gjimnazit të Tetovës!

Sot kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi vizitoi gjimanzin qendror në Tetovë, në të cilin janë investuar mbi 10 milion denarë në revitalizimin e plotë të ambienteve të brendshme të kësaj shkolle. Besojmë se investimi në infrastrukturën dhe kushtet shkollore reflekton pozitivisht edhe në tendencën e nxënësve për të […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: