Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Zejdi: Aleanca na tradhtoi ne Studeniçan

1 min read

Deputeti i Alternativës Skender Rexhepi-Zejd në emisionin ClickPlus përballë gazetarit Fatmir Aliu ka thënë se Aleanca e Ziadin Selës ka tradhëtuar Alternativën edhe në komunën e Studeniçanit gjatë zgjedhjeve të fundit lokale.

Sipas Zejdit fakti që kryetari i rizgjedhur Azem Sadiki kaloi në Aleancë, është edhe një thikë pas shpine për Alternativën pasi që kandidati i koalicionit ASH-AA ka qenë e kotë dhe humbje kohe pasi që transferi i Sadikut lë të nënkuptohet se Sela ka punuar në teren, në këtë rast në Studeniçan kundër kandidatit tonë të përbashkët.