Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Zekolli: ASH dhe AA e kanë bërë bërllok

1 min read

Ish diplomati dhe njohësi i zhvillimeve politike, Arsim Zekolli ka thënë se me refuzimin e fundit që të ulen në një tavolinë me Bashkimin Demokratik për Integrim, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa e kanë bërë bërllok duke lënë anësh rëndësinë e bashkëpunimit ndër shqiptar, informon GAZETA.MK

Sipas Zekollit opozita shqiptare duhej t’i përgjigjet ftesës së BDI-së për të biseduar rreth çështjeve të rëndësishme për shqiptarët dhe me këtë t’i bëhej ballë koalicionit anti shqiptar LSDM-VMRO.

Ky është postimi i Zekollit në twitter:

Aleanca dhe Alternativa e bërën bërllok me refuzimin e bashkëpunimit ndër shqiptar

Pastrimi mund të fillon me qëndrim stabil kundër koalicionit anti shqiptar LSDM-VMRO, refuzimit të bashkëpunimit dhe pa dëgjueshmëri në Kuvend.

Koha është për “NE VET KUNDËR GJITHË JUVE”.