Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Zeqiri ka bërë ankesë ndaj paraburgimit

1 min read

Aleksandar Trajkovski, avokati i Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë, Muhamed Zeqiri, thotë se sot në Gjykatën Penale e ka dorëzuar ankesën për paraburgimin, që i është caktuar mbrëmë.

– Ankesa është dorëzuar në Gjykatën Penale, na tha shkurt avokati Trajkovski.

Një gjykatës i procedurës paraprake caktoi paraburgimin 30-ditor të Zeqirit mbrëmë vonë, pas një hetimi të hapur për një kontratë shërbimesh konsulence që dyshohet se kishte përvetësuar 145 mijë euro së bashku me dy shtetas të tjerë kroatë.

Ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për të treja arsyet, për rrezik arratisjeje, ndikim tek dëshmitarët dhe mundësia e përsëritjes së krimit.

Në anën tjetër, Zeqiri para se të shkojë në gjykatë ka dhënë dorëheqje të parevokueshme, në mënyrë që baza e tretë për caktimin e paraburgimit të “varet”, gjegjësisht nëse nuk është në të njëjtën pozitë, nuk do të mund ta përsëriste veprën.

Tashmë pritet vendimi i gjykatës nëse Sekretari aktual aktual do të qëndrojë në paraburgim në “Shutka”, apo do t’i jepet një masë më e butë.