Zëvendës ministrja Elezi pret në takim ambasadoren në Gjenevë, Teuta Agai Demjaha

Blerand Rexhepi

“Sot prita në takim ambasadoren e emëruar të RMV-së në Misionin e kombeve të bashkuara me seli në Gjenevë, znj. Teuta Agai Demjaha”, kështu ka shkruar zëvendës ministrja e financave Shiret Elezi pas takimit që ka pasur sot në kabinetin e saj me ambasadoren e sapoemëruar në Gjenevë.

Elezi thotë se në këtë takim është biseduar lidhur me bashkëpunimin që ka Ministria e financave me organizatat botërore përfshirë këtu UNCTAD, Bankën Botërore, Fondin monetar ndërkombëtarë si dhe projektet të cilat po realizohen përmes këtyre organizatave.

“Me ambasadoren e re krahas bisedës për përfaqësimin gjinorë që po bëhet nëpër institucione të ndryshme dhe ngritjen e femrës shqiptare nëpër pozita, kemi diskutuar edhe për lidhjen mes Ministrisë së financave me organizatat ndërkombëtare si UNCTAD, Bankën Botërore, FMN, projektet aktuale të cilat i kemi me këto organizata në nivel ndërkombëtarë etj”, thekson mes tjerave zëvendës ministrja Elezi.

Next Post

Sela i do si kukulla Besën dhe Alternativën, harton programin e ASH-së pa arritur marrëveshje

Hera e parë që pas pavarësisë ku shqiptarët kanë një opozitë të bërë copë-copë dhe që nuk kanë një Grup Parlamentar .Mes kësaj të keqeje, cdo gjë rri pezull dhe askush nuk e tregon se kush i mban kaq të inatosura partitë shqiptare që duan me cdo kusht të duken […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: