Zëvendësdrejtori i Agjencisë për Emigracion, Izmit Nura, priti në takim drejtorin e Sektorit për Diasporë dhe drejtorin e Sektorit për Kulturë dhe Shkencë në BFI.

vull
0 0
Read Time:51 Second

Sot, në zyrat e Agjencisë për Emigracion, zëvendësdrejtori Izmit Nura realizoi takim pune me drejtorin e Sektorit për diasporë, dr. Selver Xhemaili dhe drejtorin për shkencë dhe kulturë pranë Bashkësisë Fetare Islame në RMV, Musanif Rufati. Takimi kaloi në frymë konstruktive, me ç’rast zëvendësdrejtori Nura e informoi drejtorin e Diasporës për aktivitetet dhe projektet e realizuara dhe planifikimet nga Agjencioni për Emigracion.

Zëvendësdrejtori i vuri theksin përbashkëpunim më të madh në koordinimin e aktiviteteve në diasporë, për mbarëvajtjen proçesit mësimor në shkollat shqipe në mërgatë.

Nga ana e tij, dr. Selver Xhemaili, drejtor i Diasporës në Bashkësinë Fetare Islame, njëherësh falënderoi zëvendësdrejtorin Nura për mikpritjen dhe çmoi lartë angazhimin dhe kontributin e Agjencisë për Emigracion për bashkëpunimin me mërgimtarët tanë dhe bashkëveprimin e aktiviteteve fetare e kombëtare ndërmjet BFI-së dhe Unioneve të Qendrave Islamike në diasporë.

Në fund të takimit, zëvendësdrejtori Nura u dhuroi librin e gramatikës shqipe të botuar pikërisht nga Agjencia e Emigracionit enkas për diasporen me çka u dakorduam për shpërndarjen dhe bashkëpunim në të ardhmen.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Next Post

Mehaj: Mirënjohje për mbështetjen e pandërprerë të Turqisë në zhvillimin dhe forcimin e Ushtrisë sonë.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Prishtinë, Cagri Sakar. Ministri Mehaj, me këtë rast e falënderoi ambasadorin Sakar, për përkrahjen e përhershme që ka dhënë Turqia për Republikën e Kosovës. Përveç falënderimit për shtetin, Ministrinë e Mbrojtjes dhe ushtrinë turke, ministri Mehaj […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: