Zëvendëskryeministri Bytyqi në “Forumin e Parë Ekonomik” në Shkup: Me sukses jemi përballur me pasojat ekonomike të COVID-19,

vull

Zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, sot në kuadër të “Forumit të Parë Ekonomik” në Shkup, në hotelin Aleksandar Palas, merr pjesë në panelin e diskutimit “Rimëkëmbja ekonomike e Maqedonisë së Veriut pas pandemisë” së bashku me ministrin e financave Fatmir Besimi.

Forumi, i cili fokusohet në vënien e bazave për stabilitetin dhe prosperitetin në Maqedoninë e Veriut, u hap zyrtarisht nga kryeministri Zoran Zaev, kurse ministra, zyrtarë qeveritarë dhe përfaqësues të ambasadave dhe biznesmenë të shquar po marrin pjesë në një numër panel debatesh kushtuar stabilitetit dhe bashkëpunimit në rajonin e Ballkanit, zhvillimit ekonomik të vendit pas pandemisë COVID-19, për investimet e huaja, avancimin e infrastrukturës, energjisë, turizmit dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.

“Nëse flasim për ndikimin e pandemisë globale në ekonominë tonë, ne nuk i ndjemë pasojat e rënda sikurse vendet e tjera, sepse nëse mund të them kështu, ne shpejt pamë mundësitë për ballafaqim efektiv dhe pamë mundësinë për të përdorur krizën për zhvillim ekonomik dhe konkurrentshmëri të ekonomisë sonë edhe në raport me tërheqjen e investimeve të huaja”, tha zëvendëskryeministri Bytyqi, duke iu drejtuar panelit mbi rimëkëmbjen ekonomike të vendit tonë pas pandemisë COVID-19.

Zëvendëskryeministri Bytyqi theksoi se si vend ishim të vetmit në përballimin e krizës dhe duke ndjekur situatën, Qeveria miratoi 6 pako të masave ekonomike, të cilat mundësuan që të përshtatemi shpejt me situatat e reja.

“Sipas pothuajse të gjitha statistikave, në muajin e fundit veçanërisht, është e qartë se ka një tendencë që ekonomia e Maqedonisë së Veriut të rimëkëmbet”, tha Bytyqi.

“Momentin që duhet ta përdorim, sipas meje, është intensifikuar puna për realizimin e qëllimeve të Procesit të Berlinit dhe krijimin e një zone të përbashkët rajonale ekonomike. Dhe për të shkuar një hap më tej dhe për të parë konkurrentshmërinë rajonale kundrejt konkurrencës rajonale që është një hap praktik se si të shfrytëzojmë potencialet e rajonit dhe të jenë pjesë e zinxhirit të vlerës së ekonomive më të mëdha, por edhe për të qenë rajonal konkurrues dhe unik në tërheqjen e investimeve të huaja.” – theksoi zëvendëskryeministri Bytyqi, duke marrë pjesë në panelin e diskutimit në Forumit e Parë Ekonomik në Shkup.

Organizator i forumit të sotëm është Forumi Ekonomik Delfi, i njohur për takimet e tij vjetore në Greqi, së bashku me Asociacionin grek të biznesit nga Maqedonia e Veriut, në partneritet me kompanitë vendore.

Qëllimi i Forumit Ekonomik në Shkup është që të rritet në një takim të nivelit të lartë të liderëve më të fuqishëm politikë lokalë dhe ndërkombëtarë dhe biznesmenëve në prag të sfidave të vazhdueshme me të cilat përballet Maqedonia e Veriute, por dhe rajoni i gjerë.

Next Post

ASH: Qeveria diskriminon zonat shqiptare, asnjë investim për rrugën Tetovë-Jazhincë

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar për mungesën e investimeve në rrugën rajonale Tetovë-JAzhincë. Sipas tyre qeveria ka lënë pas dore këtë rrugë e cila për shkak të infrastrukturës së keqe rrezikon jetën e banorëve. “Rruga që lidh dy shtete, dhjetëra fshatra, çdo vit merr jetëra njerëzish, nuk është përfillur as […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: