Zëvendëskryeministri Dimitrov në forumin e 5-të të EUSAIR: Një Ballkan Perëndimor më të fuqishëm dhe më të qëndrueshëm çon në një makro-rajon Adriatiko- Jonian

vull
“Një Ballkan Perëndimor më të fuqishëm dhe më të qëndrueshëm çon në një makro-rajon Adriatiko- Joniane më të fuqishëm dhe më të qëndrueshëm, që sërish çon drejt një Bashkimi Evropian më të fuqishme dhe më të qëndrueshme” – Zëvendëskryeministri Dimitrov në forumin e 5-të të EUSAIR
 
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, sot mori pjesë në forumin e 5-të të Strategjisë Evropiane për rajonin Adriatik- Jon në temë “Përforcimi i rimëkëmbjes së rajonit të Adriatikut dhe Jonit përmes bashkëpunimit” në të cilën fjalët e tyre kishin, Oliver Varhei, Komisioner Evropian për Politikë Fqinjësore dhe Zgjerim, Elisa Fereira, Komisioner Evropian për Kohezion dhe Reforma, Jadranka Joksimoviq, Ministre për Integrime Evropiane të Republikës së Serbisë, Anzhe Logar, Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Sllovenisë.
“Në rrugën drejt BE-së, Republika e Maqedonisë së Veriut në veçanti është e përkushtuar në bashkëpunimin rajonal me vendet e Ballkanit Perëndimor”, theksoi ZKQ Dimitrov. “Rruga e bashkëpunimit nuk është vetëm zgjedhje e guximshme. Është zgjedhje e vetme për vendet e rajonit dhe më gjerë në luftë kundër pandemisë dhe me përpjekjet tona ta përforcojmë qëndrueshmërinë e çdo sektori të qëlluar nga COVID-19.
 
Ai iu referua edhe ndihmës financiare të BE-së në realizimin e qëllimeve në këtë rrugë:
 
“Instrumentet dhe mekanizmat për mbështetje financiare nga BE-ja për ballafaqim me pasojat e pandemisë në vlerë prej 3,3 miliardë euro për mbështetje të rajonit tani më japin efekt pozitiv si rezultat i zvogëlimit të shtypjeve të buxhetit nacional”, theksoi Zëvendëskryeministri Dimitrov, duke shtuar se “Në shtatë vitet e ardhshme presim mbështetje më të gjere dhe më mirë të targetuar në kuadër të IPA-s, dhe në veçanti përmes prioriteteve të Planit Ekonomiko-investues për Ballkanin Perëndimor, si dhe prioritetet e strategjisë Adriatiko-Joniane me 9 miliard eurot e parapara për stimulimin e rimëkëmbjes ekonomike afatgjate të rajonit, lidhje të përforcuar, tranzicion të gjelbër digjital, kapital njerëzor, konkurrencë dhe rritje gjithëpërfshirëse, përforcim i integrimit dhe kohezionit rajonal me BE-në, të kontribuojnë për përforcimin e rajonit”
“Një Ballkan Perëndimor më i fuqishëm dhe më i qëndrueshëm çon në një makro-rajon Adriatiko- Joniane më të fuqishëm dhe më të qëndrueshëm, që sërish çon drejt një Bashkimi Evropian më të fuqishëm dhe më të qëndrueshëm. Bashkëpunimi i afërt dhe i qëndrueshëm në të gjitha nivelet do të shërbejë si katalizator i këtyre proceseve” – përfundoi Dimitrov.
Republika e Maqedonisë së Veriut u bë pjesë e Strategjisë Evropiane  për rajonina Adriatiko-Joniane në prill të vitit 2020.​
Next Post

Ahmeti takoi ambasadorin italian, Andrea Silvestri

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim z. Ai Ahmeti u takua sot me Andrea Silvestrin, ambasadorin e ri të Republikës së Italisë në Shkup. Në këtë takim u bisedua për përkrahjen e Italisë lidhur me integrimet euroatlantike të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ahmeti dhe Silvestri u pajtuan se Republika […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: