Zëvendëskryeministri Dimitrov për vizitë zyrtare në Lubjanë

vull

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov, nesër (e mërkurë, 31 mars 2021) për vizitë pune do të qëndrojë në Lubjanë.

Parashihet që Zëvendëskryeministri Dimitrov të mbajë takime me Kryetarin Slloven Borut Pahor, Ministrin e Punëve të Jashtme Anzhe Logar, Përfaqësuesit e Komitetit për Çështje Evropiane në Parlamentin Slloven, si dhe me deputetë të Komitetit për Politikë të Jashtme, ndërkaq me bashkëbiseduesve për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut, do të jetë edhe eurodeputetja Tanja Fajon me të cilën Dimitrov gjithashtu do të takohet gjatë vizitës së tij zyrtare.

Temat e diskutimit me bashkëbiseduesit slloven do të jenë të linjës së njëjtë si edhe bisedat në Gjermani, veçanërisht që Sllovenia do të merr kryesimin me Këshillin e BE-së në gjysmën e dytë të këtij viti, ndërkaq dy vendet kanë bashkëpunim të ngushtë në kuadër të Trios aktuale. Respektivisht do të diskutohet për kryesimin slloven në veçanti zgjerimi i BE-së e cila është lartë në agjendën e tyre.

Në takime do të hapen tema lidhur me ndihmën bilaterale të cilën vazhdimisht marrim nga Republika e Sllovenisë, si partner dhe mbështetësi ynë tradicional dhe që jep kontribut të rëndësishëm si për reformat e BE-së, ashtu edhe për projekte konkrete i infrastrukturore.

Next Post

Gostivar, 22 mësimdhënës të infektuar me Covid 19

22 mësimdhënës të shkollave publike në qytetin e Gostivarit janë të infektuar me virusin korona. Së fundmi tre mësimdhënës kanë dalë pozitiv për Covid 19 në shkollën fillore “Liria” në fshatin Vërtok. Përgjegjësja për Arsim pranë Komunës së Gostivarit, Aslian Snopçe thotë se shkolla u ka kërkuar mësimi me prezencë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: