Zëvendëskryeministri Grubi për ndeshjen: Isha me tanët!

Kohanews Admin

Zëvendëskryeministri shqiptar në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka thënë se ishte që ndeshja e sontme të përfundonte në kohën e rregullt me rezultat të barabartë dhe që fituesi të përcaktohej nga penaltitë.

Në pyetjen se për cilën nga kombëtarët po bënte tifo, ai sonte është përgjigjur: “Isha me tanët”.

“Ka evoluuar situata edhe politike edhe në Kosovë edhe Maqedoni. Jam i kënaqur për rezultatin që ka arritur Kosova. Kosova e kishte fillimin shumë të suksesshëm dhe që kohën e fundit filloi të stagnojë, kurse Maqedonia e Veriut kishte një konstante. Rezultati ishte reflektim i lojës dhe përvojës”.

“Vendin e Kosovës në zemrat tona nuk e zëvendëson asnjë, të Shqipërisë akoma më shumë. Sa më shumë që shteti po bëhet lojal ndaj shqiptrave edhe ata bëhen më lojal. E ndjejmë kombëtaren si tonën, sikur ju si tuajën edhe ne të Shqipërisë e ndjejmë si tonën edhe ju. Isha me tanët”, është shprehur Grubi për Klan Kosova.

“Doja që të shkonim në vazhdime dhe të kishte penalti. Më së miri do të ishte të shkohej në penalti dhe mandej le të fitonte më i miri. Desha barazim”.

Next Post

Dimitrov:"Rumania ka interes të natyrshëm për integrimin evropian të rajonit e cila ishte lartë në listën e prioriteteve të kryesimit rumun me Këshillin e Unionit për çka jemi mirënjohës"

Sot, Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, në takim lamtumire priti Ambasadorin e Rumanisë  në Maqedoninë e Veriut, Viorel Stanila. ZKQ Dimitrov: “Rumania ka interes natyror për integrimin evropian të rajonit që ishte lartë në listën e prioriteteve të kryesimit Rumun me Këshillin e Unionit për çka jemi mirënjohës” […]

Subscribe US Now