Zëvendëskryeministri Osmani nesër do të mbajë brifing formal me përfaqësuesit e informimit publik

vull

Nesër,  Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, do të mbajë brifing formal me përfaqësuesit e informimit publik.

Brifingu do ti mbulojë temat aktuale si: statusi i realizimit të reformave të Planit 18, cilësia dhe dinamika e tyre; përmbledhje të vizitave institucionale përgjegjëse për implementimin dhe zbatimin e reformave, veçanërisht formimin e të a.q. “trak rekord”, apo rezultateve të dukshme nga zbatimi i reformave; pritjet nga Raporti i ardhshëm i Komisionit Evropian për gjendjen dhe progresin e vendit, në drejtim të pritjeve nga samitet e ardhshme të qershorit të Bashkimit Evropian; pritjet për zgjedhjet e ardhshme, në veçanti në drejtim të procesit zgjedhor; si dhe të gjitha aktualitetet tjera.

Brifingu do të mbahet në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane me fillim në ora 10:00 dhe e njëjta do të jetë e hapur për incizim.

Me këtë rast ftojmë gazetarë dhe ekipet e Juaja gazetareske të marrin pjesë dhe ta ndjekin brifingun.

Next Post

Në të sëmës shkofshin PS e PD!

Nga Zija Çela Më 10 prill 2017, bashkë me shkrimtarë të tjerë, u ftova në çadrën e ngritur nga PD në shëtitoren “Dëshmorët e Kombit”. E prita ftesën me kënaqësi, por me kushtin që i vura vetes. Edhe sikur të më fishkëllenin, do të thosha çfarë mendoja unë dhe jo […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: