Zëvendësministri Hasani vizitoi njësinë rajonale të Ministrisë së Mbrojtjes në Gostivar

vull
Zëvëndësministri i Mbrojtjes, z. Bashkim Hasani ka vijuar me vizitat nëpër njësitë rajonale të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në vazhdën e vizitave të njësive rajonale, sot zëvendësiministri Hasani ka vizituar Njësinë Rajonale në Gostivar, ku është pritur nga përgjegjësi i kësaj njësie, Adis Avziu dhe nga të punësuarit e njësisë gjegjëse. Në një atmosferë konstruktive, Hasani diskutoi me të punësuarit lidhur me çështjet që i tangojnë ata në punën e tyre të përditshme, duke u përqëndruar në veçanti në sistematizimin e ri brenda Ministrisë së Mbrojtjes.
Kësaj vizite i parapriu vizita në njësinë rajonale të MM në Tetovë, përderisa planifikohet që aktivitetet e këtilla të vijojnë edhe gjatë periudhës së ardhshme.
Next Post

Idrizi: Ky kryeministër, që flet si i marrë nga Vlora, të shkojë veç 2 km më larg dhe të vendosë një tufë me lule në Varrezat e Kllogjerit ku dergjen 2900 shqiptarë të Çamërisë

  Mospasja e Çështjes Çame në program, nuk është një akt i lehtë për PDIU-në; heqja e emrit Çamëri nga librat e historisë, nuk është akt i lehtë që mund ta kalojmë; moskundërshtimi i kryeministrit për zgjerimin 12 milje të Greqisë në Jon, nuk është akt që mund ta kalojmë; […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: