Zgjedhjet lokale/ VMRO: Koalicion me ASh-AAA-në dhe me parti të tjera

vull

Partitë vazhdojnë me publikimin e emrave të kandidatëve për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Vllado Misajllovski, thotë se së shpejti do të bëhen publike edhe detajet e koalicionit mes VMRO-DPMNE-së dhe opozitës shqiptare. Qëllimi është që VMRO-DPMNE-ja të ndihmojë aty ku i duhet ndihmë ASh-AA-së, kurse këta të fundit të ndihmojnë në komunat ku i duhen vota VMRO-DPMNE-së. Paralajmëroi përfshirje edhe të partive më të vogla në koalicion.

“Sa i përket koalicionit me Aleancën dhe Alternativën shpresojmë se së shpejti do t’i kumtojmë detaje ku gjithashtu do të kemi mbledhje të Komitetit Qendror ku do t’i precizojmë të gjitha çështjet, ndërsa i lejojmë hapësirë të gjitha organeve të partisë të prononcohen që më pastaj të bëjmë çfarëdo qoftë marrëveshje. Qëllimi është që atje ku ne mund të ndihmojmë ta bëjmë atë dhe atje ku ata mund të na ndihmojnë ne, por nuk është vetëm ASH-AA, në koalicion do të përfshihen edhe parti tjera.”,- tha nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Vllado Misajllovski.

Next Post

David Dreshaj i dedikon këngë motrës, në ditën e dasmës

Një projekt i aranzhuar dhe producent nga Cricket, me muzikë nga Muma kurse tekst nga Muma dhe ylli i muzikës David Dreshaj kurse videoklipi është punuar nga Imagine Films, pritet që të vijë këto ditë në tregun muzikor dhe në të gjitha platformat online dhe televizive. Për stajlingun e këtij […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: