Ziadin Sela në Saraj:Qerimi e donë Sarajin, e donë vendlindjen e tij, ai e donë ardhmërinë e Sarajit

vull

Do të duhet ti thjeshtësojmë gjërat dhe ti themi ashtu siç janë, sepse vetëm mbi premisën e së drejtës dhe konstatimit të situatës dhe krahasimit të gjërave, ne mund të bëjmë zgjedhjen e duhur. E pra, më 17 Tetor ju do të keni përballë kandidat njërin që përfaqëson gjërat më të liga që mund ti ketë natyra e njeriut dhe nga ana tjetër e keni Qerimin i cili është i ndershëm mbi të gjitha, i cili është punëtor dhe i cili është serioz dhe më tepër se gjithçka nga këto që i përmenda, ai e don Sarajin, e don vendlindjen e tij, ai e don ardhmërinë e Sarajit dhe ai don ta ndërtojë ardhmërinë e shqiptarëve në Saraj që ta gëzojnë.

Është vërtetë absurd kur i dëgjojmë oponentët tonë të dalin tani para zgjedhjeve dhe flasin se do ta zgjedhin varfërinë, që nuk u krijua për një ditë por është krijuar brenda një periudhe kohore e pjesëtarë të varfërimit të kësaj popullate, janë pikërisht ata që mbajnë pushtetin nga 20 vite.

Premtojnë që do të ofrojnë mbështetje sociale dhe konstatojnë që ska mbështetje sociale për popullatën. Flasin se do ta ndalin korrupsionin, sepse e dinë që e kanë krijuar dhe ata janë vetë që do ta vazhdojnë dhe ne nuk besojmë në këto premtime boshe.

Next Post

Arifi për Tetovën: E arritura më e madhe është ndërtimi dhe kompletimi i tubacionit të ujit

Kandidatja nga BDI për kryetare të Tetovës, njëherësh edhe kryetare aktuale e kësaj komune, Teuta Arifi, në “Rruga Drejt”, ka thënë se e arritura më e madhe e saj për Tetovën, ishte ndërtimi dhe kompletimi i tubacionit për ujin, shkruan Alsat. Ajo ka thënë se tashmë Tetova e ka bërë […]

Subscribe US Now