Ziadin Sela për Arbën Xhaferin: Njerëzit e mëdhenj lindin për të mos vdekur kurrë

vull

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka përkujtuar 7 vjetorin e ndarjes nga jeta të politikanit të shquar Arbën Xhaferi.

Lideri i Aleancës për Shqiptarët ka cilësuar Xhaferin si një ndër njerëzit e mëdhenj të kombit, duke treguar që ka pasur fat që e ka pasur dhe kryetar si dhe tani ka privilegjin që vazhdon rrugën e tij me shumë bashkëmendimtar të tjerë.

“‘Njerëzit e mëdhenjë lindin për të mos vdekur kurrë. U ndave nga kjo jetë para shtatë vitesh Arbën Xhaferi. Je i gjallë dhe frymon akoma nëpërmjet porosive që na le. Kisha nderin që të pata kryetar dikur dhe kam privilegjin sot të vazhdoj rrugtimi tënd bashk me mijêra bashkëmendimtar që ti i krijove” ka shkruar lideri i ASH-së, Ziadin Sela

Ndryshe sot bëhen shtatë vite nga ndarja e jetës së Arbën Xhaferit, për të cilin sot ka pasur dhe shkrime nga politikanë të tjerë, kryesisht nga Kosova dhe Shqipëria.

Next Post

Vajza e Lutfi Hazirit, çmend me linjat trupore (FOTO)

Lutfi Haziri është njëri ndër politikanët më të njohur dhe më të pëlqyer në skenën politike. Jeta e tij private përfolët mjaft shumë në mediat rozë, duke mos i lënë anash edhe vajzat e tij Këngën dhe Lotinën. Kënga është vajza bukuroshe e kryetarit të Gjilanit, ku ajo studion në […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: