Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Ziadin Sela realizon takim me shoqatat jo-qeveritare nga sfera e kulturës

1 min read
Ziadin Sela në bashkëbisedim me përfaqësuesit e shoqatave i ka dëgjuar të gjitha vërejtjet dhe pakënaqësitë e tyre dhe bashkarisht u konstatua se ekziston diskriminim i hatashëm ndaj kulturës shqiptare. Ziadin Sela u zotua dhe ofroi mbështetje pa rezervë për iniciativën e shoqatave e njëkohësisht ju premtoi se kultura shqiptare si një sferë shumë e rëndësishme kërkon zgjidhje sistematike dhe afatgjate.
Poashtu,Sela u zotua se me ardhjen e Aleancës për Shqiptarët në pushtet kjo çështje do të zgjidhet në mënyrë sistematike.
Sela tha se Aleanca për Shqiptarët nga pozicioni momental si opozitë zotohet se do të jetë gjithnjë pranë artistëve dhe shoqatave duke ngritur zërin dhe duke ofruar zgjidhje konkrete për avancimin e kulturës shqiptare në vend. Sela premtoi se kjo çështje do zgjidhet me ardhjen e Aleancës për Shqiptarët në pushtet.