Ziadin Sela rizgjidhet kryetar i Aleancës për Shqiptarët

vull
Aleanca për Shqiptarët mbajti sot Kongresin e Dytë në të cilin me 651 vota për nga gjithsej 671 delegatë të pranishëm, z.Ziadin Sela u zgjodh Kryetar edhe për një mandat katër vjeçar.
Delegatët e Kongresit miratuan edhe Platformën Politike të Aleancës për Shqiptarët 2020-2024, një deklaratë politike, përbërjen e re të Kuvendit të partisë si dhe ndryshime statutare.
Pas zgjedhjes, kryetari Sela felenderoi delegatët për besimin e dhënë dhe ftoi të gjitha strukturat e partisë që bashkërisht të punojnë për t’u bërë forca e parë shqiptare në vend dhe për të arritur qëllimet dhe vizionin e Aleancës për Shqiptarët.
Duke folur për platformën dhe vizionin e partisë, z. Ziadin Sela tha se Aleanca për Shqiptarët ka për qëllim barazinë e plotë, çkapjen e shtetit, veçanërisht të institucioneve të drejtësisë, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, zhvillimin ekonomik dhe përparimin në proceset integruese.

Next Post

Bushi: Filloi faza e parë e nënshkrimit të vendimeve të punës për administratorët e sistemuar në MPB

Zëvendësministri i Punëve të brendshme, Nazim Bushi ka informuar se ka filluar parë e nënshkrimit të vendimeve të punës për administratorët e sistemuar në MPB. Sipas tij, edhe pse filtrimi për sistemimin ose pranimin e nënpunësve administrativ është më kompleks, këta nëpunës administrativ sa më shpejt që të jetë e […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: