Zëvendës Ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut Fatmirë Isaki sot u takua me ambasadoren e Gjeorgjisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me seli në Sofje, Sh.S. znj. Tamara Liluashvili.
Zv/ministrja Isaki shprehi kënaqësinë që pas vendosjes së raporteve diplomatike me Gjeorgjinë, të dyja shtetet kanë treguar interes dhe vullnet për intensifikimin e dialogut politik, si dhe vendosjen e relacioneve të rëndësishme të punës dhe kulturës.
Ambasadorja Liluashvili e konfirmoi interesin për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral në më shumë fusha konkrete, me theks të veçantë në forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe rregullimin e gjendjes kontraktuale, si dhe vazhdimin e bashkëpunimit të suksesshëm multilateral.