Zoran Stavreski do ta këshillojë ministrin e Financave Fatmir Besimi

vull
0 0
Read Time:29 Second

Ish-zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Zoran Stavreski do t’i japë këshilla ministrit aktual të Financave Fatmir Besimi në këshillin që do të formohet si trup ekspert dhe në kuadër të të cilit do të shqyrtohen çështjet dhe temat aktuale që kërkojnë konsensus në shoqëri, shkruan Factor.

Përveç Besimit dhe Stavreskit, iniciatorë për një trup të tillë këshillues janë edhe ish-ministrat e Financave Xhevdet Hajredini, Taki Fiti, Nikola Popovski, Trajko Sllaveski dhe Kiril Minoski. Këshilli i ish-ministrave të financave do të jetë organ që do të funksionojë si pjesë e Forumit Ekonomiko-Financiar të Shkupit – SEFF.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Next Post

Pendarovski nesër do ta dorëzojë mandatin

Presidenti Stevo Pendarovski nesër do t’ia dorëzojë mandatin për formimin e qeverisë së re liderit të LSDM-së, Dimitar Kovaçevskit, njoftuan nga Kabineti i Presidentit. Kuvendi javën e kaluar konfirmoi dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev, me të cilin filloi afati dhjetë ditor në të cilin presidenti Pendarovski duhet t’i besojë mandatin […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: