Zv/Drejtësisë, Nuhiu: Policia e pyjeve dhe gjykatat patjetër te respektojnë praktiken e gjykatës se Strazburgut

vull

Zëvendësministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu ka bërë të ditur se Policia e Pyjeve dhe organet e drejtësisë do të jenë të detyruara të zbatojnë testin e proporcionalitit kur shqiptojnë dënime kundërvajtëse sipas Ligjit për Pyje dhe njëkohësisht bëjnë sekuestrimin e mjeteve transportuese dhe drunjëve të prera pa leje paraprake.

“Masa për sekuestrimin  e mjeteve transportuese e cila shqiptohet si sanksion shtesë, përkundër sanksionit të shqiptuar kundërvajtës dhe drunjtë e sekuestruar, nuk duhet të jenë jo proporcionale, pasi u imponon  mbingarkim  kryerësve të veprës për shkak të mungesës  së marrëdhënies së arsyeshme  të proporcionalitetit ndërmjet  masave të aplikueshme  nga njëra anë  dhe mbrojtjes së të drejtës  së pronësisë  së kryerësve të veprës nga ana tjetër,” u shprehë Nuhiu duke shtuar se këto gjëra ndodhin  sidomos në kushte kur, e para, institucionet nuk sugjerojnë se ekziston  shkak  për frikë se mjetet transportuese të sekuestruara përsëri do të shfrytëzoheshin   për kryerjen e kundërvajtjeve të ngjashme  se, sekuestrimi  ka për qëllim parandalimin dhe ndalimin e kryerjes së  veprimeve kundërligjore, e treta, nuk ekzistojnë rrethana  që do të tregonin se  dënimi i shqiptuar  dhe drunjtë e sekuestruar   nuk do të ishin të mjaftueshme  për t`u arritur  efekti i dëshiruar për parandalimin dhe ndalimin e  kryerjes së  kundërvajtjeve të ngjashme në të ardhmen.

Sipas zëvendësministrit të Drejtësisë, Agim Nuhiu,  është e patjetërsueshme të bëhën ndryshime të nenit 100-a të Kodit penal ku parashikohet sekuestrimi i  detyrueshëm i sendeve që janë parashikuar ose që janë përdorur  për kryerjen e veprës penale, vetëm nëse  këtë e kërkojnë  interesat  e sigurisë së përgjithshme,  shëndetit të njerëzve  ose arsyet e moralit.

“Ndërkaq, sa i përket të gjitha  mjeteve të tjera (duke pasur parasysh se automjetet e parashikuara  për kryerjen  e kundërvajtjeve nga Ligji për Pyjet nuk do të duhej të hynin  në këtë kategori)  parashikohet  mundësia  të sekuestrohen, por (në përputhje me  praktikën gjyqësore të Gjykatës së Strasburgut) me detyrim që gjykata në veçanti të mbajë llogari  për parimin e proporcionalitetit duke pasur parasysh llojin dhe peshën e veprës penale, dënimit të shqiptuar, rastet  personale të kryerësit ose personit të tretë dhe rrethanat e tjera të lidhura me mënyrën se si është kryer vepra dhe pasojat  e saj,” përfundoi Nuhiu

Next Post

Britania e Madhe mbështet procesin e digjitalizimit, reformën në administratën shtetërore dhe ndryshimet në Ligjin për mediat

Ministri për shoqëri informatike dhe administratë Jeton Shaqiri sot zhvilloi takim pune me ambasadoren e Britanisë së Madhe, ekselencën e saj, znj. Rachel Galloway.   Ky takim është vazhdim i takimit të mëparshëm, në të cilin ministri Shaqiri i prezantoi ambasdores Galloway 3 shtyllat kryesore të Ministrisë për shoqëri informatike […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: