Zv.drejtori Buçi për vizitë në Kumanovë, ndjek nga afër funksionimin e projektit One Stop Shop

Blerand Rexhepi
Sot bashkë me Drejtorin e drejtorisë doganore z.Goran Sugarevski vizituam degën e Kumanovës.
Vizita e punës në Terminalin doganor në Kumanovë, që u bë sot nga Drejtori i Përgjithshëm i Doganës Sugareski, ishte me qëllim që të njihet me projektet aktuale dhe të planifikuara si dhe kapacitetet e Terminalit doganor të Kumanovës.
Drejtuesi dhe udhëheqësit e zyrave doganore e informuan drejtorin për konceptin ONE STOP SHOP me Republikën e Serbisë përmes një brifingu të shkurtër, i cili e bën këtë korridor më tërheqës dhe efikas dhe siguron realizimin e përbashkët të formaliteteve kufitare dhe doganore dhe kontribon ndjeshëm në uljen e koha së kalimit të kufirit, lehtëson dhe përshpejton eksportin, importin dhe transportin e mallrave.
Udhëheqësi i Degës doganore në Kumanovë, Hulusi Jashari theksoi pilot projektin e zbatuar me sukses për funksionim plotësisht elektronik dhe pa letër përmes sistemit CDPS, që për operatorët ekonomikë nënkupton zvogëlimin e kohës për dorëzimin e deklaratave, thjeshtimin e procedurave dhe më e rëndësishmja – ulje të konsiderueshme të shpenzimeve.
Next Post

Nuk duan të dalin në pension: Gjashtë mijë qytetarë mbi moshën 64 vjeç vazhduan të punojnë

Gjashtë mijë qytetarë mbi moshën 64 vjeç, sipas zgjidhjes aktuale ligjore, vazhduan të punonin, në vend që të dilnin në pension dhe të zëvendësoheshin nga staf i ri dhe kompetent. Zgjidhja e re ligjore që do të miratohej parashikon që zgjatja në 67 vjet të jetë e vlefshme vetëm në shëndetësi […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: