Zv. Kryeministri i parë Grubi takoi ambasadoren suedeze Bengtsson: Gëzojmë përkrahje të fuqishme nga Mbretëria Suedeze

Kohanews Admin

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z.Artan Grubi sot në kabinetin e tij takoi Ambasadoren e Mbretërisë së Suedisë, Kristin Forsgren Bengtsson.

Ambasadorja Bengtsson gjatë këtij takimi i tha Grubit se Mbretëria e Suedisë është një përkrahës i vërtet i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe se miqësia e krijuar ndër vite mes dy shteteve do të vazhdojë të thellohet.

Znj. Bengtsson gjithashtu ka thënë se Suedia do të vazhdojë të mbetet një kontribuuese e fuqishme e kohezionit në vend dhe përkrahëse e madhe e Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt integrimit evropian.

Nga ana e tij, z. Grubi është shprehur se ai si zëvendës kryeministër i parë dhe Ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive do të angazhohet me të gjitha kapacitetet me qëllim mirëmbajtjen e kohezionit në qeverisje dhe në shoqëri.

Grubi gjatë takimit me ambasadoren suedeze nuk ka mbetur pa përmendur dhe rëndësinë e Marrëveshjes së Ohrit, duke e vlerësuar atë si marrëveshjen e vetme në funksion të të gjithë komuniteteve që jetojnë në Maqedoni të Veriut dhe shembull për tejkalimin e çështjeve edhe në vendet tjera.

Zëvendëskryeministri Grubi gjithashtu ka thënë se ai bashkë me ekipin e tij do të bëjë të pamundurën që në Republikën e Maqedonisë së Veriut institucionet të kryejnë punën e tyre pa ndërhyrje nga politika dhe me këtë rast ligji të mbisundojë në mënyrën më demokratike të mundshme, të intensifikohet lufta kundër korrupsionit, duke mos harruar dhe zhvillimin ekonomik.

Sundimi i ligjit dhe drejtësia joselektive janë parakusht për kredibilitet të institucioneve dhe zhvillim ekonomik.

Znj. Bengtsson dhe z.Grubi gjatë takimit të sotëm biseduan dhe për çështje të tjera në vend si dhe temë diskutimi kishin dhe problematikat me të cilat përballet rajoni.

Next Post

Qeveria: Të sëmurët kronikë duhet të kthehen në punë, përveç atyre me gjendje të përkeqësuar dhe sëmundje malinje

Punonjësit që largohen nga puna në bazë të listës së përcaktuar të sëmundjeve kronike për t’u kthyer në vendet e tyre të punës dhe për të kryer detyra të rregullta të punës. Përjashtim nga kjo do të jenë vetëm personat (pacientët) në të cilët sëmundja është në një fazë përkeqësimi […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: