Zv/ministri i Drejtësisë Nuhiu u takua me drejtorin e IPGJ Iseni: Gjuha shqipe edhe do të shkruhet edhe do të mbrohet gjithandej

vull

Zëvendësministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu sot realizoi një takim pune me Drejtorin e Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve, z. Fatmir Iseni, ku së bashku kanë vlerësuar se është punuar shumë në këtë institucion.

“Nuk do mend se për çdo gjë duhet kohë deri sa të stabilizohet një institucionet andaj them plotësisht me plotë të drejtë se I vlerësoj arritjet e deritanishme  në ngritjen institucionale dhe parapërgatitjet për vendosjen funksionale të procedurave dhe proceseve që kanë të bëjnë me funksionimin operativ të Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve.  Gjuha shqipe edhe do të shkruhet edhe do të mbrohet gjithandej,” u shprehë Nuhiu.

Drejtoria e Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve në kuadër të ingerencave të saja, bënë  mbikëqyrja e zbatimin të Ligjit mbi Përdorimin e Gjuhëve në procedura para institucioneve,
mbikëqyrje mbi emërtimet dhe vulat e institucioneve, mbikëqyrje mbi emrat e objekteve infrastrukturore, mbikëqyrje mbi publikimet në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut” të ligjeve, akteve nënligjore, vendimeve dhe shpalljeve dhe – punë të tjera të përcaktuara me ligj, që kanë të bëjnë me zbatimin e Ligjit mbi Përdorimin e Gjuhëve.

Next Post

Komuna e Tetovës, filloi rekonstruimin e rrugës te Mulliri i vjetër

Siç bënë të ditur shërbimi për informim i Komunës së Tetovës sot me punë ka filluar rekonstruimin i rrugës prej te Mulliri i Vjetër deri te kryqëzimi me rrugën Mehmet Pashë Deralla. “Puna ndërtimore është në vlerë prej 8.860.000 denarë ku përfshihet asfaltimi i plotë i rrugës në gjatësi prej […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: