Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Zvogëlohet për 12% numri i aksidenteve në trafik për vitin 2021, zvogëlohet numri i viktimave për 14%

1 min read

Ministria e Punëve të Brendshme në ditët e kaluara realizoi kontrollime të përforcuara aksionale në aksin rrugor Jazhincë-Tetovë-Gostivar-Dibër, kurse gjatë ditës së djeshme (24.04.) janë sanksionuar 171 shoferë për shkak të tejkalimit të shpejtësisë së lejuar, prej të cilëve 12 kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 70 km në orë mbi shpejtësinë e lejuar, kurse 51 prej tyre me shpejtësi mbi 50 km në orë. Poashtu janë sanksionuar edhe 20 shoferë për shkak të tejkalimit të palejuar.

Kontrollimet e përforcuara vazhdojnë edhe sot dhe do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme, kurse është më se evidente se kemi zvogëlim të numrit të aksidenteve në trafik në periudhën kur këto kontrollime po realizohen. Si rezultata i masave të ndërmarra, është zvogëluar numri i aksidenteve, kështu për vitin 2020 kemi numrin më të vogël të viktimave (125). Poashtu edhe në vitin 2021 vazhdon trendi i zvogëlimit të numrit të aksidenteve, si dhe numri i viktimave. Në periudhën nga data 1 janar deri më 15 prill të këtij viti numri i aksidenteve në trafik është zvogëuar për 12% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kurse numri i viktimave është zvogëluar për 14%.