Zyrtarisht Komuna e Tearcës është anëtare e Federates Botërore të Komunave Turke.

vull
Federata e Komunave Botërore Turke (TDBB) punon në disa lëmi, si që janë: institucionet dhe organizatat kombëtare dhe ndërkombëtare, menaxhimi i qyteteve, shërbimet komunale ,shërbimet arsimore dhe organizon projekte dhe aktivitete të ndryshme për të forcuar vëllazërinë (binjakëzimin), solidaritetin dhe bashkëpunimin midis anëtarëve të Federatës.
Marrëdhëniet e qyteteve të binjakëzuara japin kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e komunave tona dhe falë shkëmbimit të përvojës, ato mundësojnë të punohet në shumë fusha si bashkëpunimi ekonomik, afrimi social dhe kulturor mes qyteteve, mbrojtja e trashëgimisë historike, zhvillimi i qëndrueshëm dhe aktivitete të përbashkëta lobimi.
Zyrtarizimi i anëtarësimit me të drejtë të plotë është konfirmuar që nga data 24.09.2021 por, një akt i tillë komuna e pranoi këto ditë.
Komuna e Tearcës mbetet e përkushtuar që të kontribuojë në mënyrë maksimale, për të qenë pjesë e pandashme e kontributit të saj në federatë, me të vetmin qëllim që, qytetarët të jenë shfrytëzuesit e të mirave të përgjithshme.
Sinqerisht,
Kryetari i komunës së Tearcës
Nuhi Neziri

Next Post

Si mund të ndihmojnë kriptovalutat bizneset e marijuanës?

Presidenti i shkëmbimit kryesor të kriptomonedhave FTX, Brett Harrison, ka njoftuar një partneritet me Cresco Labs për degën e tij në SHBA. Cresco Labs me bazë në Çikago shpërndan, kultivon dhe ofron produkte me bazë kanabisi. Kompania synon të “normalizojë, profesionalizojë dhe revolucionarizojë kanabisin”, sipas faqes së tyre zyrtare të internetit. Në […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: